Flash News

Kosova

U arrestua nga Serbia, ish-ushtari i UÇK-së mbetet në paraburgim

U arrestua nga Serbia, ish-ushtari i UÇK-së mbetet në

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë u la në paraburgim për një muaj në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi teksa shtoi se do të ushtrohet e drejta për ankesë.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, ka deklaruar Smakiqi.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte në vitin 1999. 

 

 

Të fundit