Flash News

Kosova

U dhunua nga infermieret në azilin e pleqve, ndërron jetë e moshuara në Kosovë

U dhunua nga infermieret në azilin e pleqve, ndërron jetë e

Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, gruaja e cila u dhunua rreth dy vite më parë nga infermieret në shtëpinë për të moshuarit “Orenda”.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, Meshari Selimaj, i cili ka qenë avokat i të ndjerës. “Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha .

Rasti i Minire Nura u bë publik pasi në media qarkulluan pamjet ku infermierët e dhunonin atë.

Qendra “Orenda” më pas u mbyll nga organet përgjegjëse, ndërsa ndaj të dyshuarve nuk ka ende ndonjë vendim gjyqësor.

Të fundit