Flash News

Kosova

U ftua nga Gjykata Speciale pas publikimit të dosjeve të UNMIK? Reagon Baton Haxhiu: Nuk merrem me të çmendur

U ftua nga Gjykata Speciale pas publikimit të dosjeve të UNMIK? Reagon
Baton Haxhiu, analist

Analisti Baton Haxhiu ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale.

Reagimi i tij vjen pasi ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar një shkrim në të cilin deklaroi se Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës, Haxhiu u ftua nga Specialja pas publikimit të dosjeve të UNMIK që kishin të bënin me vrasjet e pasluftës.

Gazetari shton se nuk merret me “të çmendur”, duke iu referuar kështu Milaim Zekës.

Nuk merrem me të çmendur unë. S’kam nevojë të deklarohem. E para s’kam shkruar unë asnjë shkrim, besoj këtë e shihni në shkrim i shihni edhe emrat kush ka shkruar. E dyta me të çmendur që i kanë ikur vetës e veprës s’kam ç’merrem”, tha Baton Haxhiu për lajmi.net.

I pyetur nëse mori ndonjë ftesë, apo publikimi i Zekës s’ka të bëjë aspak me të, Haxhiu tha se askush s’i ka dërguar ftesë dhe s’është marrë fare me atë punë.

Të thash s’ka askush me më dërgua ftesë se unë skam bërë shkrim as nuk jam marr me atë punë”, shtoi ai.

Të fundit