Flash News


Kosova

U gjet i plagosur në rrugë, ndërron jetë i riu në Prishtinë

U gjet i plagosur në rrugë, ndërron jetë i riu në

Një i ri u gjet i plagosur në rrugë sot në lagjen Emshir në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së kësaj informate, njësitë policore dhe ekipet emergjente shëndetësore u drejtuan me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për mediat e Kosovës se 29-vjeçari u transportua me urgjencë në QKUK për tretman mjekësor, por nuk u mbijetoi plagëve.

Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç”, u shpreh ajo.

Të fundit