Flash News

Kosova

U godit nga makina, ndërron jetë gazetari në Kosovë

U godit nga makina, ndërron jetë gazetari në Kosovë
Hysni Syla

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare gazetari Hysni Syla në Kosovë.

Sipas informacioneve, Syla është goditur nga një makinë në Mitrovicë dhe pavarësisht se është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital, nuk ka arritur dot t'i mbijetojë plagëve të marra.

Hysni Syla ka mbajtur nga viti 2012 postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë. Ai ka punuar si gazetar dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

Njëherazi ai ka shërbyer edhe si zëdhënës i Komunës së Mitrovicë.

Të fundit