Flash News

Kosova

U infektua me Covid-19 nga familjarët, ndërron jetë foshnja 3 javëshe në Kosovë

U infektua me Covid-19 nga familjarët, ndërron jetë foshnja 3
Foto Ilustruese

Covid-19 nuk ka kursyer as foshnjat. Një foshnjë 3 javëshe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Ferizaj të Kosovës.

Sipas informacioneve, foshnja kishte lindur më 13 gusht dhe ishte shtruar në spital më 28 gusht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtoresha e Klinikës së Neantologjisë Hajrie Ismaili, ka deklaruar se foshnja është infektuar nga familjarët e saj dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit, nuk ka mundur dot të mbijetojë.

“Foshnja ka qenë me COVID. Ajo ka lind më 13 gusht në Ferizaj dhe me 29 gusht është pranuar në Klinikë. Ajo ka ardhur në gjendje të rëndë. Prej momentit të parë ka qenë në gjendje të rëndë me gjitha përpjekjet që i kemi bërë”, është shprehur ajo.

 

Të fundit