Flash News

Kosova

U kap me he*oinë me vlerë 200 mijë euro, arrestohet shqiptari i Kosovës në Merdarë

U kap me he*oinë me vlerë 200 mijë euro, arrestohet shqiptari i

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës, ka sekuestruar 20 pako të narkotikëve të tipit heroine. 

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të dielën, u bë e ditur se nga makina e të dyshuarit me inicialet A.L., me shtetësi shqiptare dhe kroate, janë sekuestruar 20 pako të narkotikëve të tipit heroine, shkruajnë mediat e Kosovës.

Po ashtu u zbulua se i dyshuari u ndal në dalje të Kosovës, duke treguar efikasitetin e veprimeve të policisë në kontrollin e kufijve.

“Operacioni ka çuar në arrestimin e A.L., lindur në vitin 1959, i cili tashmë është në pranga dhe po intervistohet në prani të avokatit të tij,” – tha rreshteri Reshat Murseli.

E gjitha sasia e drogës, e cila peshon rreth 20 kilogramë dhe 60 gramë, ka një vlerë të konsiderueshme në treg; fillimisht vlerësohet të jetë diku në mes të 20 dhe 25 mijë eurove, por vlera totale në tregun e gjerë mund të arrijë deri në 200 mijë euro.

 

Të fundit