Flash News

Kosova

U kap me 11 mijë pilula ekstazi në Tiranë, VV-ja përjashton Mujecin nga të gjitha strukturat e partisë

U kap me 11 mijë pilula ekstazi në Tiranë, VV-ja përjashton

Komisioni Disiplinor i VV-së ka marrë vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saj.

Mujaecin, i cili së bashku me 4 të tjerë u arrestua pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës.

 ‘Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë,  Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar Alim Rama nga LVV-ja.

Të fundit