Flash News

Kosova

U lirua nga burgu, qytetari: Policët serbë na thoshin se arrestimi është politik, na trajtuan mire

U lirua nga burgu, qytetari: Policët serbë na thoshin se arrestimi

Katër qytetarë të Kosovës janë liruan sot nga Prokuroria e Kurshumlisë, pasi u ndaluan të martën në pikën kufitare në Merdar.

Njëri prej tyre, Dervish Maliqi, tha se janë trajtuar mirë nga policët serbe dhe se këta të fundit u thoshin që arrestimi i tyre ishte për çështje politike.

“Përpos këta dy civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, na kanë trajtuar mirë sepse edhe ata janë çuditë me këtë rast. Secili polic thoshte se kjo ishte politikë”, tha ai.

Ndërsa shtoi: “Do të vazhdojmë ndoshta nga rruga e Malit të Zi-Kroaci dhe nuk kisha preferu me kalu këtë rrugë, për shkak se na akuzojnë pa bazë. Çka mund të bëjnë janë keqtrajtime dy-ditore.”

Të fundit