Flash News

Kosova

U nis nga Hamburgu drejt Prishtinës, avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

U nis nga Hamburgu drejt Prishtinës, avioni me 155 pasagjerë bën

Një fluturim i kompanisë “Eurowings”, i nisur nga Hamburgu drejt Prishtinës, u detyrua të devijohet në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit për shkak të problemeve teknike. Fluturimi EW5704, i nisur në ora 14:30 me 155 pasagjerë në bord, u ul në mënyrë të sigurt në kryeqytetin serb.

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, reagoi pas incidentit, duke siguruar publikun për masat e marra nga kompania ajrore.
“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtinë nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtarë në bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë në aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd,” tha ai.

Pas incidentit, kompania ajrore organizoi një aeroplan alternativ për të transportuar pasagjerët. Fluturimi EW6005 mori udhëtarët e mbetur në Beograd dhe i dërgoi në Köln, Gjermani.

Ministri Aliu informoi se detaje të tjera mbi incidentin do të publikohen nga linja ajrore në ditët në vijim, duke theksuar se siguria e pasagjerëve ishte prioriteti kryesor.

 

Të fundit