Flash News

Kosova

U rrah barbarisht, ndërron jetë 18-vjeçari në Kosovë

U rrah barbarisht, ndërron jetë 18-vjeçari në Kosovë

Lulzim Fejzullahu 18 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Prishtinës, pasi  u masakrua për vdekje 6 ditë më parë në qytetin e Podujevës.

18-vjeçari kishte marrë plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë edhe pse ishte nën kontrollin e mjekëve.

Lulzim Fejzullahu u përplas me veturë nga disa persona dhe më pas u rrah për vdekje me shufra metalike, në një ngjarje ende të pazbardhur.

Policia vijon hetimet me intensitet për të zbuluar autorët e këtij krimi makabër.

Të fundit