Flash News

Kosova

U shpall ‘non-grata’ nga Kosova, kush është Daria Aslamova, spiunia ruse që 'maskohej' si gazetare

U shpall ‘non-grata’ nga Kosova, kush është Daria

Kosova shpalli një ditë më parë person të padëshiruar gazetaren ruse Dasia Aslamova. Me vendim të Ministrisë së Brendshme Aslamovas i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës për 5 vite, pasi dyshohet të jetë spiune ruse.

Ka qenë ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla që njoftoi ndalimin e gazetares ruse. Aslamova përdorte profesionin e saj si gazetare për të fshehur angazhimin e saj për spiunazh nëllogari të inteligjencës ruse.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook.

Aslamova u arrestua nga Policia e Kosovës më 6 gusht, për t’u liruar të nesërmen. Gazetarja ruse aktualisht ndodhet në Serbi në fshatin Rashkë në kufi me Kosovën, raporton REL. Daria Aslamova ka udhëtuar drejt Kosovës me autobus për të përgatitur “një material special për tensionet e fundit” mes dy vendeve.

Daria Aslamova, 52-vjeçarja nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse, Komsomolskaya Pravda, gazetë e cila njihet për qëndrimet e saj pro Kremlinit. Aslamova ka punuar edhe si korrespodente lufte në Ukrainë për kanalin Tsagrad që përhap propagandën ruse.

Aslamova është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.

Përgjatë karrierës së saj, ajo ka intervistuar ish-presidentin irakian, Sadam Hussein dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad. Megjithatë Aslamova është arrestuar disa herë në zonat e luftës dhe ka publikuar edhe një libër me titull, “Ditari i një vajze famkeqe”.

Të fundit