Flash News

Kosova

‘Non grata’ në Kosovë, identifikohen dy zyrtarët rusë. Njëri prej tyre u dëbua më herët edhe nga Shqipëria

‘Non grata’ në Kosovë, identifikohen dy zyrtarët

Identifikohen dy zyrtarët rusë që u shpallën sot ‘non grata’ nga qeveria e Kosovës.

Bëhet fjalë për Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, të cilët sipas autoriteteve të Kosovës e veprimtaria e tyre ka cenuar sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, kujtojmë që Alexey Kryvosheev, i cili është edhe diplomat rus, nuk është hera parë që është shpallur “person non grata”.

Edhe nga autoritetet shqiptare është shpallur i non grata, pasi në janar të këtij viti, sipas qeverisë shqiptare, kishte thyer në mënyrë të përsëritur masat anti- covid në Shqipëri.  

Të fundit