Flash News

Kosova

U takua me Kurtin në Slloveni, Lajçak paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë - Serbi

U takua me Kurtin në Slloveni, Lajçak paralajmëron takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka marrë pjesë në Forumin e Bledit në Slloveni ku është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak me anë të një postimi në "X", ka paralajmëruar një takim i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator.

"Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti  sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak.

Të fundit