Flash News

Kosova

Sulmuan Bregovicin në Korçë e tani heshtin? Gazetari: Në Kosovë mban koncert banda serbe, s’po shohim reagime

Sulmuan Bregovicin në Korçë e tani heshtin? Gazetari: Në
Në foto: Banda serbe "Riblja Corba"

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic në Shqipëri, sai i ftuar special në “Festën e Birrës” në Korçë, ngjalli polemika dhe reagim të ashpra në Shqipëri dhe në Kosovë.

Së fundmi, në një koncert të organizuar në Leposaviq do të marrë pjesë edhe një bandë serbe “Riblja Corba”, që mesa duket nuk ka ngjallur reagime antiserbe. Lidhur me pjesëmarrjen e bandës ka reaguar gazetari me origjinë nga Kosova, Adriatik Kelmendi.

Në një postim në Facebook, Kelmendi shkruan se këngët e bandës në fjalë jo vetëm janë dëgjuar nga serbët që kryenin masakra, por edhe “përqeshnin” shtetin dhe politikanët e Kosovës. Në këtë situatë, gazetari etiketon qytetin e Leposaviqit pjesë e një “shteti të trilluar”.  

“Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës? Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!

Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë.

Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është  i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert.

Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës?

Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit?

Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?!

Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!

Të fundit