Flash News

Kosova

UÇK-ja në Hagë, William Walker: Kosova dhe Serbia nuk po trajtohen njësoj, fjalën terrorist do ta përdorja për ushtrinë serbe

UÇK-ja në Hagë, William Walker: Kosova dhe Serbia nuk po

Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker deklaroi se luftëtarët e UÇK-së po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit.

Sipas tij, termi terrorist nuk mund të përdoret për të përshkruar UÇK-në, por ushtrinë dhe paramilitarët serbë si Arkani.

“UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe  krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte luta. 

Mendoj se është një përdorim i çuditshëm i fjalës terrorist, për të përshkruar UÇK. Fjalën terrorist do ta përdorja për ushtrinë serbe, policinë, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive që kryen akte vërtetë të tmerrshme në Kosovë”, tha Walker.

Ky i fundit tha për "Euronews" se Kosova dhe Serbia nuk janë trajtuar njësoj, pasi Serbisë, nuk po i kërkohet përgjegjësi për mizoritë që ka kryer në Kosovë.

“Sipas mendimit tim nuk ka pasur përpjekje të ngjashme ndaj palës serbe. Së fundmi pati zgjedhje në Serbi, dhe z. Vuçiç është akoma në pushtet. Por z. Vuçiç ishte propagandues, ishte ministër i informacionit të Millosheviçit, gjatë periudhës më të keqe të gjenocidit.

Nuk kam dëgjuar që askush ta akuzoje atë për asgjë, në asnjë lloj procesi ligjor dhe e shoh situatën shume asimetrike. Dy palët po trajtohen në mënyra të ndryshme. Ironia është se pala fituese po paguan çmimin dhe pala humbëse, Serbisë nuk po i kërkohet përgjegjësi për krimet e tmerrshme që ka kryer, për të cilat njerëzit e misionit tim ishin dëshmitarë”, tha ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë.

 

Të fundit