Flash News

Kosova

Ulen çmimet e karburanteve në Kosovë, espertët: Shkak tarifat globale të Donald Trump

Ulen çmimet e karburanteve në Kosovë, espertët: Shkak

Ulen çmimet e karburanteve në Kosovë pak ditë pasi ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nënshkroi një vendim të ri që rregullon çmimet e tyre në treg.

Për shitjen me shumicë të naftës do të jetë 2 eurocentë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë, cmimi maksimal do të jetë 12 eurocentë për litër.

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve ka thënë për Telegrafin se çmimet e derivateve sot në tregun kosovar sillen përafërsisht: nafta 1.18 cent deri 1.28 cent dhe benzina 1.19 cent deri 1.29 cent.

Berjani ka thënë se kësi çmime të lira nuk kemi pasur që tri vite.

“Nga dje ka zbritje prej 4 cent. Me tarifat e Trumpit dhe rënia e derivateve në berza ka gjasa që në Kosovë 1 litër naftë të jetë 1 euro. Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Po kjo ulje që po ndodhë eshtë nga tarifat globale të Presidentit Donald Trump”, ka deklaruar Berjani.

Ai ka shtuar se nuk mund të paragjykojmë se si do të jenë çmimet në ditët në vijim. 

Berjani ka theksuar se çmimet e derivateve në Shqipëri, nafta 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent, ndërkaq në Serbi nafta 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent.

Sa i përket vendimit të MINT për marzhen, Berjani ka thënë se është vendim në kohën e gabuar.

 

Të fundit