Flash News

Kosova

Ulet numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 501 raste të reja dhe 13 viktima

Ulet numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 501 raste

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 viktima dhe 501 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë, rreth 200 raste më pak se ditën e djeshme.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 29.117 nga 118.946 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.

250 persona kanë arritur ta mposhtin virusin, ndërsa numri i personave aktivë ka shkuar në 10.990.  

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Të fundit