Flash News

Kosova

Ulet numri i të infektuarve por rritet numri i viktimave, si paraqitet situata e Covid-19 në Kosovë

Ulet numri i të infektuarve por rritet numri i viktimave, si paraqitet

Pavarësisht se është ulur numri i infektimeve, shqetësuese në Kosovë është fakti që është rritur numri i viktimave me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 24 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 890 raste të reja nga 10.614 testime.

Ndërkaq betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 1 712 qytetarë duke e çuar në 123 852 numrin e përgjithshëm  të të shëruarve.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i MSH-së së Kosovës:
05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

 

Të fundit