Flash News

Kosova

Ultimatumi i Gjykatës Kushtetuese: 12 ditë kohë për të konstituuar kuvendin e Kosovës

Ultimatumi i Gjykatës Kushtetuese: 12 ditë kohë për të

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi sot aktgjykimin e saj lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvend.

Në aktgjykim, Kushtetuesja insiston se brenda 12 ditëve deputetët duhet të konstituojnë Kuvendin, dhe se, të duhet të marrin pjesë të gjithë në votim.

‘‘Në këto rrethana, deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të konstituojnë Kuvendin brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve, gjithnjë duke respektuar procedurën e përcaktuar me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit. Gjykata rikujton obligimin e deputetëve që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në votim, përkitazi me propozimet e paraqitura në bazë të Kushtetutës dhe rregullave tjera të ndërlidhura’’, thuhet në aktgjykim.

 

Të fundit