Flash News

Kosova

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër

Kosova pret këtë vit stërvitjen shumëkombëshe “Defender Europe 25”.

Stërvitja do të kryhet në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë nga 25 maji deri më 6 qershor., teksa disa mira trupar të ushtisë amerkian kanë nisur zbarkimin e njësive të tyre.

Në këto data, 29 vende me 25 mijë trupa do të realizojnë stërvitje shumëkombvëshe e cila udhëhiqet nga ushtria amerikane.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi tregon se ky ushtrim ka për qëllim të tregojë fuqinë e ndërveprimit të shteteve shumë-kombëshe në një ushtrim të përbashkët.

"Për ne pjesëmarrja në këtë ushtrim ndërkombëtar është i një rëndësie të veçantë për shkak se nëpërmjet këtij ushtrimi ne do të mund të demonstojmë kapacitetet luftarake të FSK-së për mbrojtje të territorit, por gjithashtu të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

Meqenëse është ushtrim shumëkombësh është edhe një mundësi shumë e mirë që pjesëtarët tanë të ngrisin edhe kapacitetet e tyre dhe shkathtësisë sa i përket ndërveprueshmërisë në operacione të tilla shumëkombëshe", ka thënë Gashi. 

Të fundit