Flash News

Kosova

Varhelyi takon Kurtin: Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga “Pfizer”

Varhelyi takon Kurtin: Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga
Oliver Varhelyi dhe Albin Kurti

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit.

Varhelyi tha se Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga “Pfizer”-i, duke siguruar se në qershor do të vijë edhe kontingjenti tjetër, që sipas tij, do të mundësojë vaksinimin e të gjithë stafit shëndetësor.

“Ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marrë vaksinat por ja ku janë. Jemi duke sjellë rreth 600,010 vaksina për Ballkanin Perëndimor, ku Kosova do të pranoj gati 100 mijë vaksina nga Pfizer/Biontech. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që bëjmë për Kosovën, pasi pandemia do të përfundoj vetëm pasi që të vaksinohen të gjithë”, tha Varhelyi.

Të fundit