Flash News

Kosova

Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vijojë zbatimin e reformave për hapjen e rrugës drejt BE-së

Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vijojë zbatimin e reformave

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi zhvilloi këtë të martë një takim me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Varhelyi përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se në takim është diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.

Ndër të tjera, Várhelyi thekson se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga plani ekonomik dhe investimeve.

"U takova me Presidenten dhe Kryetaren e Parlamentit në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Unë theksoj rëndësinë e zbatimit të reformave të lidhura me BE nga ana e Kosovës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të bashkëpunimin në rajon" , shkruan Varhelyi.

Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vijojë zbatimin e reformave

Të fundit