Flash News

Kosova

Vazhdon ngërçi politik, dështon përpjekja e 18-të e konstituimit të Kuvendit në Kosovë

Vazhdon ngërçi politik, dështon përpjekja e 18-të e

Edhe përpjekja e 18-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë rezultat.

Në vazhdimin e seancës së mbajtur këtë të hënë sërish nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 11:00.

Të fundit