Flash News

POLITIKOFF

Vdes aktori i filmit Titanic dhe The Lord of the Rings

Vdes aktori i filmit Titanic dhe The Lord of the Rings

Bernard Hill, i cili ka interpretuar rolin e kapitenit Eduard Smith në filmin Titanic dhe Mbretin Théoden në trilogjinë e filmit The Lord of the Rings, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Aktori britanik ndërroi jetë më 5 maj, konfirmoi agjenti i tij për BBC, duke shtuar se e fejuara e tij, Alison dhe i biri, Gabriel, ishin me të. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.

Hill, nga Manchester, Angli, filloi karrierën e tij si aktor në vendlindje, në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve ’70, duke u shfaqur kryesisht në shfaqjet televizive britanike si Crown Court. Ai mori pjesë në shumë filma në vitet ’80 dhe ’90, si Gandhi dhe The Ghost and the Darkness, ku luajnë gjithashtu Val Kilmer dhe Michael Douglas, përpara se të luante me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në filmin që fitoi çmimin ‘Oscar’, Titanic.

Në vitin 2002, iu bashkua Dwayne Johnson në filmin The Scorpion King, në rolin e Philos, dhe bëri debutimin e tij si Mbreti Théoden në filmin The Lord of the Rings: The Two Towers, filmi i dytë në trilogjinë fituese të çmimit ‘Oscar’, të Peter Jackson, bazuar në libra, nga i ndjeri J. R. R. Tolkien.

Hill luajti edhe në filmin e tretë dhe të fundit, The Lord of the Rings: The Return of the King.

 

Të fundit