Flash News

Kosova

Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Kosovë

Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që u raportua i plagosur fillimisht nga të shtënat me armë zjarri në Klinë, duke e çuar bilancin në dy të vrarë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhej në konfirmimin e policisë.

Të fundit