Flash News

Kosova

Vetëm 3 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, sa persona janë vaksinuar në Kosovë

Vetëm 3 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, sa

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm tre raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1.859 testime ditore.

Gjithashtu janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 105.362. Ndërsa numri i rasteve aktive është 166.

Sa i përket procesit të imunizimit në Kosovë janë kryer gjithësej 204.774 vaksinime, ku 11.900 doza janë dhënë në 24 orët e fundit. Ndërkohë 48.437 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Të fundit