Flash News

Kosova

VIDEO/ Avokati Arianit Koci rruan kokën para Kuvendit

VIDEO/ Avokati Arianit Koci rruan kokën para Kuvendit

Avokati Arianit Koci ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë. Siç shihet edhe në pamje, në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit, ai ka prerë flokët publikisht para hyrjes së institucionit.

Koci me këtë akt simbolik, ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike për dështimin që kuvendi të nisë punën, pavarësisht kalimit të afateve ligjore dhe pritjeve të qytetarëve.

Protesta e tij ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve, ndërsa avokati është shprehur se ky ishte një akt i vetëdijshëm për të ngritur zërin në mënyrë paqësore dhe simbolike. Ai nuk përjashtoi edhe veprime të tjera të ngjashme nëse institucionet vazhdojnë të neglizhojnë obligimet e tyre.

“Po na rrezikohet shtetësia e Kosovës e miq e armiq tanë po binden se ne nuk jemi të aftë me majtë një shtet. Kjo nuk është më politik, po hyn në kategorinë e parapolitikës. Kërkoj që sot menjëherë të formohet Kuvendi”, tha Koci.

Të fundit