Flash News

Kosova

VIDEO/ “Po tentohet të dënohet historia”, babai i vëllezërve Xhaka mban fjalim jashtë Gjykatës së Hagës

VIDEO/ “Po tentohet të dënohet historia”, babai i

Një numër i madh shqiptarët janë të pranishëm jashtë Gjykatës së Hagës, ku ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Mes të pranishmëve ishte dhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve shqiptarë, Taulant dhe Granit Xhakës.

Ai ka qenë i burgosur politik gjatë pushtimit serb dhe mbajti një fjalim para protestuesve, ku tha se po synohet të dëmtohet historia.

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të fundit