Flash News

Kosova

Video/ Policët serbë festojnë me këngë për gjenocidin në Srebrenicë, reagon deputeti shqiptar në Serbi

Video/ Policët serbë festojnë me këngë për

Një video e efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Pribojit është bërë virale në rrjet, duke i cilësuar si skandaloze. Mediat boshnjake shkruajnë se videoja është bërë gjatë darkës festive që ka organizuar ky institucion.

Në video ata dëgjohen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së Sllobodan Millosheviçit. Policët i thurin lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Deri më tani asnjë prej autoriteteve nuk ka reaguar ndaj kësaj mënyre festimi, ndaj duket se glorifikimi i gjenocidit dhe thirrja për krime të reja nuk i ka shqetësuar.

Kujtojmë se Priboj është një zonë shumëkombëshe, që gjatë ngjarjeve të fundit të luftës kundër boshnjakëve të kësaj komune të Sanxhakut, janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi ende.

Për këtë video ka reaguar deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se ky veprim i policëve serb është fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

Videot u publikuan nga vetë efektivët. Kamberi shton se nuk rpitet gjë tjetër, kur ministrat serb e mohojnë çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës.

 

Të fundit