Flash News

Kosova

Video/ Shembet rruga në Prishtinë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje

Video/ Shembet rruga në Prishtinë, ndërpritet furnizimi me

Një pjesë e rrugës “Malush Kosova” në Prishtinë është shembur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në rrugë, por deri tani ende nuk dihen shkaqet e sakta që kanë shkaktuar shembjen.

Kjo situatë ka shkaktuar vështirësuar qarkullimin për banorët e zonës.

Lidhur me situatën ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e rrëshqitjes së dheut është dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit. Si rrjedhojë, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa rrugë, deri në sanimin e gypit.

Sipas njoftimit, zonat e prekura janë: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan Kurti”, “Kiri”, “Agim Prodani”, “Ymer Bytyqi” dhe “Visar Thaqi”.

 

Të fundit