Flash News

Kosova

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve dhe viktimave me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen mbi 1000 viktima që nga shpërthimi i pandemisë

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve dhe viktimave me COVID-19
foto ilustruese

16 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë me COVID-19, teksa janë regjistruar 626 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 505 mostra, nga të cilat 626 kanë rezultuar pozitive dhe 673 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 39 mijë e 57 raste nga 142 mijë e 769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe ka arritur në 1005 numri total i pacientëve që kanë humbur jetë me COVID-19 që prej shpërthimit të pandemisë.

Të fundit