Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Viti 2023 nuk solli asnjë përparim në hetime, mbetet mister fati i 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

Ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, veprimtarët thonë se viti që e lamë pas nuk solli ndonjë përparim në ndriçimin e fatit të tyre. Përgjatë vitit 2023 brenda territorit të Kosovës janë gërmuar 15 vende ku dyshohej se mund të kishte trupa të të zhdukurve, por autoritetet thonë se mungesa e bashkëpunimit nga Serbia po e vështirëson në masë të madhe këtë proces.
Me 13 mars të vitit 1999, Safet Strana – atë kohë 17 vjeç, ndodhej në tregun e qytetit në jug të Mitrovicës bashkë me familjen. Një bombë e hedhur aty nga forcat serbe la pas vetes pesë të vrarë. Mbi 90 të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre Safeti dhe dy prindërit e tij.
“Një vajzë e axhit tim ka vdekur aty në moment, unë kam qenë i plagosur rëndë, babi ka qenë i plagosur por jo shumë rëndë, ai ka qenë më së lehti prej nesh dhe ka qëndruar gjithmonë i vetëdijshëm e duke më këshilluar mua se si të veproj meqë nuk po mund të lëvizja këmbët. Nëna në anën tjetër ka qenë pa një këmbë, masakër”, – thotë ai.
Safeti me prindërit e tij ishin dërguar në spital në pjesën veriore të qytetit, ku thotë se janë trajtuar shumë keq.
“Na trajtonin prej një reparti në tjetrin, mbusheshin dhomat me paramilitarë e ushtarë serbë të plagosur dhe ne si qytetarë të klasit të dytë na dërgonin kudo e nuk mund të ankoheshim, kushtet e rënda, të këqija”, rrëfen Safeti.
Pas rreth një muaji ndërron jetë babai i tij, Ahmet Strana.
“Kohë pas kohe babai nuk ishte mirë dhe një natë prej netëve e thirra motrën medicinale që ishte në ndërrim të natës rreth orës gjashtë pasdite, erdhi shpejt meqë unë po bërtisja se nuk kisha mundësi të eci. Ajo më pyeti se çfarë po ndodhë e unë i thash se babi nuk është mirë dhe për një moment aty ku po e merrte infuzionin ajo ia vuri edhe një gjilpërë e u largua duke më thënë se ‘bëhet mirë’. Nuk kanë shkuar dhjetë minuta apo pesë minuta ndoshta, sa e kam kthyer kokën, babai vetëm kishte vdekur”, rrëfen ai.
Safeti mban mend se dy parushtarakë serbë e kishin marrë trupin e të atit. U desh një pritje 20 vjeçare për të gjetur trupin e tij në varrezat e shqiptarëve në komunën e Zveçanit. Por përveç ankthit e dhimbjes së pritjes për aq vite, Safeti thotë se e mundon fakti që koka e të atit nuk është gjetur kurrë.
“Baba nuk ka qenë në front ose i masakruar se unë e di si e kam lënë, e di si e kanë marrë. Ndoshta po të ishte masakruar që e din edhe ti vet, e din që e pret pa këmbë, pa duar apo pa ndonjë gjymtyrë dhe e pranon ashtu siç është se ka ndodhur dhe jo vetëm me të por edhe me të tjerë. Por unë e di se ka qenë i plotë dhe e ka pasur të amputuar vetëm një këmbë”, thotë ai.
Pas gati dy vitesh pritjeje të tjera, Safeti me motrën dhe vëllezërit vendosën ta varrosnin atë çfarë kishte mbetur nga i ati.
“Dhimbja ishte shumë e rëndë. Në njëfarë forme kemi pritur që do të përfundojë me kaq dhe do të gjindet komplet e po rehatohet komplet. Ai në dhe ka qenë si atje si këtu, por për ne pak më lehtë ta kemi një adresë si varr, është pak një lehtësim”, thotë ai.
Kur ka kaluar një çerek shekulli nga lufta, familjet e mbi një mijë e 600 personave në Kosovë presin të mësojnë ndonjë gjë për fatin e të afërmëve të tyre të zhdukur.
Bajram Qerkinaj drejtues i shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, i tha Zërit të Amerikës se në këtë qytet ende nuk dihet asgjë për fatin e 108 personave.
“Mos të merren me politikë por me aspektin human. Ne e dimë se politika e ka bërë, por aspekti human, njerëzor, nuk duhet të përzihet me politikë, por duhet të zbardhet fati i personave tëpagjetur që të rehatohet populli, pa dallim feje, pa dallim kombi, kushdo qoftë ai, t’i zbutet sadopak plaga të cilën e ka plot që 25 vjet”, thotë zoti Qerkinaj.
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se përgjatë vitit 2023 brenda territorit të Kosovës janë gërmuar 15 vende ku dyshohej se mund të kishte trupa të të zhdukurve.
“Ajo që është e rëndësishme shumica nga këto lokacione kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjetë mbetjeve mortore. Po flasim sipas të dhënave nga ekspertët tanë për të paktën 20 individë apo 20 viktima të luftës. Sigurisht që pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme, në kuptim të ekzaminimit mjeko ligjor por edhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, do të saktësohet numri dhe identiteti i tyre”, tha zoti Gara.
Sfidë, thotë ai, mbetet politizimi i këtij procesi dhe mungesa e bashkëpunimit nga Serbia.
“Rrjedhimisht mbetet sfidë jo vetëm mungesa e informacioneve të besueshme, pra mungesa e bashkëpunimit të palës serbe për të vënë në dispozicion të këtij procesi të dhënat dhe informatat nga arkivat e tyre por edhe qasja në lokacione që janë në territorin e Serbisë. Përkundër gërmimeve që janë realizuar në lokacionin në Shtaval, prapë mbesin një sërë lokacionesh të cilat përkundër kërkesave të vazhdueshme që i kemi adresuar, ende nuk na është dhënë një datë për fillim të gërmimeve”, thotë zoti Gara.
Çështja e të zhdukurve gjatë luftës u bë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan gjatë 2023-ës në Bruksel dhe Ohër. Por veprimtarët thonë se as miratimi i deklaratës së përbashkët të palëve për personat e zhdukur, nuk prodhoi ndonjë rezultat.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se viti që e lamë pas nuk solli përparim të vërtetë në këtë proces.
“As që janë hapur arkivat, as nuk ka pasur një komunikim më të ngjeshur ndërmjet palëve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Mbetet të shihet a do të kemi ndonjë përparim apo përfundimisht do të pritet një marrëveshje përfundimtare dhe pastaj të shohim rezultate, apo të shohim një kualitet të ri në procesin e zbardhjes së fatit të të zhdukurve”, thotë zoti Blakaj.
Zoti Blakaj thotë se vënia në vend e drejtësisë për viktimat e luftës mbetet ende shumë larg.
“Përfundimisht deri më tani kjo shtyllë e drejtësisë tranzicionale nuk është zbatuar as përafërsisht, mirëpo kjo ndodh thuajse në të gjitha vendet e botës ku ka pasur shumë viktima, pra numër i kufizuar i personave që kanë qenë përgjegjës për krimet e luftës ndiqet penalisht e dënohet në fund. Por së paku në këto vende ka pasur sukses në zbatimin e shtyllave të tjera të drejtësisë tranzicionale sidomos në nxjerrjen edhe zyrtarizimin e së vërtetës dhe pranimin e përgjegjësisë për atë çfarë ka ndodhur, kjo është e rëndësishme. Ndërkohë që te ne ende kemi situatën ku nuk pranohen viktimat, neglizhohen ato dhe si pasojë e kësaj unë nuk besoj që mund të mbërrijmë një paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.
Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. 25 vjet pas saj veprimtarët humanitarë thonë se vetëm mbi 70 persona janë dënuar për krimet e luftës së viteve 1998 – 1999. /VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43