Flash News

Kosova

Vizita e Albin Kurtit në Tiranë, oraret kur do takohet nesër me krerët institucionalë

Vizita e Albin Kurtit në Tiranë, oraret kur do takohet nesër me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vijë nesër (të dielën) në Tiranë ku do të takojë krerët institucionalë,

Sipas informacioneve Kurti do të ketë takim në orën 11:00 me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Më pas në orën 13:00 ai do të drekojë me kryeministrin Edi Rama tek "Vila 30" në zonën e ish-bllokut.

Kjo vizitë vjen pas takimit që Kurti pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nis përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të fundit