Flash News

Kosova

Vizita e Bërnabiç në Kosovë, Kurti: Le të hyjë me letërnjoftim, ta shohë si funksionon

Vizita e Bërnabiç në Kosovë, Kurti: Le të hyjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e homologes së tij serbe Ana Bërnabiç në 5 shtator në Prishtinë.

Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se meqë është vendosur reciprociteti për letërnjoftimet, atëherë edhe Ana Bërnabiç le të hyjë në Kosovë me letërnjoftim të lëshuar nga Serbia dhe të shohë se si funksionon.

Së pari, jemi pas 1 shtatorit. Dhe është parë se gjithçka po shkon siç kemi thënë ne më herët. Ose do të ketë dokumente hyrëse dalëse edhe në Kosovë edhe në Serbi, ose në asnjërën prej tyre. Doli se në asnjërën prej tyre.

Edhe Bërnabiç le të hyjë në Kosovë, me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd, dhe le ta shohin se çdo gjë po funksionon në një shtet demokratik, që është më demokratik se Serbia por edhe në rajon”, ka thënë Kurti.

  

Të fundit