Flash News

Kosova

Vizita e Kurtit në veri të Kosovës, Lista Serbe: Po na provokon

Vizita e Kurtit në veri të Kosovës, Lista Serbe: Po na provokon

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në veri ka reaguar Lista Serbe. Në një postim në "facebook" Lista shprehet se de-përshkallëzimi i situatës nuk mund të ndodh në këtë mënyrë, duke akuzuar Kurtin se po nxit tensionet.

Si druvar, apo hajdut kur fillon të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur, Albin Kurti erdhi në skajet e veriut të Kosovës, më saktësisht në skajin e Mitrovicës Veriore për t’ua treguar ndërmjetësve të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren."

“Disa do të thoshin një shuplakë të fortë për komunitetin ndërkombëtar, dhe një tjetër kërcënim për serbët në Kosovë, dhe çfarë do të thotë bashkësia ndërkombëtare do të shohim. Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim?

 “Cili ishte qëllimi i vizitës së sotme të Albin Kurtit në një vendbanim të përzier në të cilin për një kohë të gjatë nuk ka pasur incidente mes serbëve dhe shqiptarëve, përveç që Kurti mendon se është i madh dhe i fortë, natyrisht kur është në shoqëri e dhjetëra personave të armatosur që as nuk e dinë arsyen e këtij ekskursioni Kurtit, që sigurisht është një dëshmi e ideologjisë pushtuese të Kurtit.”  thuhet në reagim.

 

Të fundit