Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: E nderova Andis Harasanin se mbeti socialist, ju rilindësit e përzutë atë nga PS-ja

 Berisha: E nderova Andis Harasanin se mbeti socialist, ju rilindësit e

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit socialist, Andi Harasani.

Nga foltorja e kuvendit, Berisha deklaroi se e ka nderuar Andis Harasanin sepse mbeti socialist dhe besnik i parimeve të tij.

Berisha: Mendoj se, aktet e nderimit duhet të jenë të plota dhe të sinqerta.
Andis Harasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj. E vërteta, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim.
Por nuk mund të mohohet se, ju e përzutë atë, dhe duhet të kërkoni ndjesë. Jo ju personalisht, se nuk e përzutë ju personalisht, por rilindja e përzuri atë.
E kam nderuar me bindje të plotë për atë që thashë, sepse një politikan që rininë ja kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale, por e kam nderuar se mbeti socialist besnik i atyre parimeve që besonte gjer ditën e fundit.
Një patriot, një njeri i cili nuk pranoi kurrë të bëjë kompromis me të keqen, siç bëtë ju, me radhë.
Prandaj mund ti kërkonit ndjesë dhe ju garantoj se veç se përfaqësoje jo mendimin e Sali Berishës, por mendimin e qindra dhe mijëra socialistëve që e prisnin sot këtë nga ju.

Të fundit