Flash News

Kosova

Vizita në Kosovës, Palmer: Ndryshimi i kufijve s`është në agjendë, duam njohje reciproke

Vizita në Kosovës, Palmer: Ndryshimi i kufijve s`është

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka folur për vizitën treditore në Kosovë dhe porositë për udhëheqësit kosovarë në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka.

Në një intervistë për RTK Palmer deklaroi se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur.

Sipas tij, SHBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të ndërsjellë, ndërsa sa i përket Asociacionit, Palmer tha se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosova. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.

Më tej, ai deklaroi se vendimi për ndryshime kushtetuese, të cilat janë diskutuar së fundmi, i takon Kosovës.

Kosova duhet të shoh se cilat janë mundësitë e saj, çfarë ka Kosova për t’i dhënë këtij procesi. Nuk është e lehtë”.

Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer tha “nuk mendoj se është në agjendë një gjë e tillë. Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”.

 

Të fundit