Flash News

Kosova

Vizitoi babain në spital, Thaçi shoqërohet nga sigurimi i Hagës me masa të rrepta sigurie

Vizitoi babain në spital, Thaçi shoqërohet nga sigurimi i

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar ditën e djeshme babain e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas lejes që ka marrë nga Gjykata Speciale në Hagë. Babai i Thaçit ndodhet në gjendje shëndetësore të rënduar.

Nga momenti i mbërritjes deri te largimi nga spitali, Thaçi ka qenë i shoqëruar nga sigurimi i Hagës, i cili ka siguruar masa të rrepta sigurie. Sigurimi, i veshur si persona civilë dhe me maska që iu mbulonin gjysmën e fytyrës, ka ruajtur ish-presidentin gjatë gjithë vizitës.

Një moment i veçantë ka ndodhur kur Thaçi ka përqafuar një prej mjekëve të spitalit dhe ka shkëmbyer disa fjalë me të tek shkallët e QKUK-së. Pas këtij veprimi, një nga personat e sigurimit ka tërhequr vërejtje dhe është rikthyer për të biseduar me mjekun për këtë incident.

Të fundit