Flash News

Kosova

Vjen vendimi i parë, Gjykata e Hagës dënon me 26 vite burg ish ushtarin e UÇK-së

Vjen vendimi i parë, Gjykata e Hagës dënon me 26 vite burg ish

Gjykata Speciale ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.

Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë. Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

Kur u arrestua Mustafa?

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020.

Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Aty përfshihen edhe tetë viktima që kanë dhënë dëshmitë e tyre. Ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, ka thënë muaj më parë se në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës.

Të fundit