Flash News

Kosova

Vjosa Osmani: BE të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, jo nga Kosova

Vjosa Osmani: BE të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se BE-ja duhet të kërkojë ndryshime të Kushtetutës nga Serbia, dhe jo nga Kosova.

Për nevojën e ndryshimit të kushtetutës nga ana e Kosovës, pati folur përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë muajit tetor.

Të fundit