Flash News

Kosova

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti takojnë Antony Blinken në ​ceremoninë e varrimit të Albright në SHBA

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti takojnë Antony Blinken në

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me Sektetarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ata kanë udhëtuar për në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright me ftesë të familjes. Pikërisht,  gjatë ceremonisë, krerët e shtetit të Kosovës janë takuar me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken.

Albright ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti.

Ajo ishte sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkaq vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

 

Të fundit