Flash News

Kosova

Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti shfaqen krah njëri-tjetrit, përplasin gotat për 13-vjetorin e pavarësisë

Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti shfaqen krah njëri-tjetrit, përplasin

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti janë shfaqur krah njëri-tjetrit dhe kanë përplasur gotat.

Ky takim i nggrohtë mes tyre ka ndodhur në pritjen shtetërore për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nën patronazhin e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ndërsa kujtojmë se në mëngjesin e sotëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së ku të pranishëm ishin presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hotin patën një përshëndetje të ftohtë ndaj njëri tjetrit.

Osmanit ishte kandidatja për kryeministre e LDK-së në zgjedhjet e tetorit të 2019-tës, por pas përplasjeve të vazhdueshme me lidershipin e partisë, u largua nga kjo forcë politike, duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Një ditë më parë, Haki Abazi tha në Euronews se Vetëvendosja është e hapur për të bërë sërish koalicion me LDK-në nëse vendosin Vjosa Osmanin kryetare partie.

Të fundit