Flash News

Kosova

Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin për Ukrainën në Tiranë

Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Tiranë të mërkurën ku do të mbahet samiti i parë mes Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga presidenca.

Sipas qeverisë shqiptare palën ukrainase e përfaqëson presidenti Volodymyr Zelensky.

Kjo është hera e parë që Zelensky viziton Shqipërinë dhe samiti vjen disa ditë pasi u shënua dy vjetori i nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Të fundit