Flash News

Kosova

Vjosa Osmani flet për Joe Biden: Nuk është një mik i zakonshëm i Kosovës, ai e di të vërtetën dhe dhimbjen tonë

Vjosa Osmani flet për Joe Biden: Nuk është një mik i

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për prestigjiozen britanike "Financial Time" ku dhe foli për zgjedhjet e 3 nëntorit në Amerikë.

Osmani tha se me fitoren e Joe Biden pret që raportet midis Kosovës dhe SHBA të përmirësohen.

Ndër të tjera, ajo tha se Biden nuk është një mik i zakonshëm për Kosovën, pasi ai e di mirë të vërtetën dhe e njeh dhimbjen e tyre.

Të gjithë e dinë që presidenti i zgjedhur Biden nuk është vetëm ndonjë mik i Kosovës, ai e di dhimbjen tonë shumë mirë”, tha ajo duke iu referuar mbështetjes së Biden për ndërhyrjen dhe dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

 “Joe Biden e di të vërtetën dhe e vërteta është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Serbia e humbi Kosovën sepse abuzoi me parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial për të vrarë njerëzit që jetuan në atë territor, për të kryer gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai e di të vërtetën dhe nuk do të përpiqet ta ndryshojë atë”, tha Osmani.

Të fundit