Flash News

Kosova

Vjosa Osmani intervistë për CNN: Pas zgjedhjeve, bashkë me Albin Kurtin do kemi vullnetin për të biseduar me Serbinë

Vjosa Osmani intervistë për CNN: Pas zgjedhjeve, bashkë me Albin

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është prononcuar në një intervistë për televizionin prestigjioz amerikan, CNN.

Ajo është ndalur në disa çështje me rëndësi për Kosovën, ndërsa ndër të tjera tha se pas zgjedhjeve, bashkë me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti do ta kenë vullnetin për të biseduar me Serbinë me parakushtin që të ketë drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne, ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA-së të kemi njohje të shumta.

Serbia pavarësisht krimeve në luftë ata ende e mohojnë krimet e tyre, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar, kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe z. Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës.

Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend së pari”, u shpreh Osmani gjatë intervistës me gazetaren e CNN Christiane Amanpour. 

 

Të fundit