Flash News

Kosova

Vjosa Osmani kandidate, LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për presidentin e vendit

Vjosa Osmani kandidate, LDK-ja do të marrë pjesë në votimin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të marrë pjesë në votim në procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj force politike, Lumir Abdixhikun në një konferencë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar.

 Lumir Abdixhiku tha se LDK si gjithmonë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e do të marr pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë. Në takimin e parë kam diskutuar me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, dhe në takimin e dytë jam takuar vetëm me pretendenten për presidente. Në takimin me zonjën Osmani kemi takuar mbi dialogun, mbi rendin kushtetues dhe garancitë që i njëjti të ruhet me fanatizëm, kemi diskutuar për lidhjet tona me miqt tanë strategjikë, për ruajtjen e shtyllave kryesore të shtetit tonë të ri. Kemi diskutuar për pozitën apartiake të zonjës Osmani, detyra e tillë plotësohet dhe merr kuptim nga ushtruesi i saj. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”, ka thënë ai në konferencë për media.

LDK-ja ka 15 deputetë në Kuvendin e ri të Kosovës. Për të zgjedhur presidentin, në votimin e tretë duhet të jenë 80 vota minimum, me 61 prej tyre pro një kandidati. Vetëvendosje ka 58 vota, ndërsa pritet t’i ketë edhe 8 të tjera nga minoritetet jo shumicë. Bashkë me to, i duhen minimum 14 vota nga LDK-ja për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

Të fundit