Flash News

Kosova

Vjosa Osmani konfirmon ftesën për Kosovën në Samitin për Demokraci në SHBA

Vjosa Osmani konfirmon ftesën për Kosovën në Samitin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar pjesmarrjen në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, duke publikuar në rrjetet sociale dhe ftesën nga presidenti Biden.  

Ajo thotë se në këtë Samit, Kosova do ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në të cilat e kanë ndihmuar partnerët ndërkombëtarë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore", shkruan Osmani.

Më herët u aludua se Kosova nuk ishte ftuar në këtë Samit, por DASH nuk dha asnjë koment për pretendimet.

Të fundit