Flash News

Kosova

Vjosa Osmani krahason shpenzimet e saj për dreka dhe darka me ato të Hashim Thaçit

Vjosa Osmani krahason shpenzimet e saj për dreka dhe darka me ato të
Vjosa Osmani, Hashim Thaçi

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka krahasuar shpenzimet e saj me parardhësin në detyrë, Hashim Thaçin. Ajo tha në Kallxo.com  se për gjashtë muaj gjatë pandemisë Thaçi kishte shpenzuar për dreka dhe darka 76 mijë euro, ndërsa Osmani sipas asaj që deklaroi kishte shpenzuar vetëm 1,478 euro për 11 muaj.

“Thaçi gjatë pandemisë për gjashtë muaj për dreka e darka zyrtare ka shpenzuar 76 mijë euro kurse unë për 11 muaj, në pozitën e kryetares së Kuvendit dhe të presidentes kam shpenzuar 1,478 euro”, u shpreh Vjosa Osmani.

Kjo e fundit mori detyrën pas dhënies së dorëheqjes nga Thaçi, i cili u thirr në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ai bashkë me ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte.

Të fundit