Flash News

Kosova

Vjosa Osmani kritika Ramës: Nuk e di pse vazhdojnë ta përkrahin ‘Ballkanin e Hapur’

Vjosa Osmani kritika Ramës: Nuk e di pse vazhdojnë ta përkrahin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar sërish kryeministrin Edi Ramës, lidhur me nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Në një intervistë në median e Kosovës, ATV, Osmani thotë se nuk e kupton faktin që Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciçi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj.

Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani.

 

 

Të fundit